Mbi 60 noterë kanë ushtruar padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e procesit të noterisë

Mbi 60 noterë kanë ushtruar padi ndaj Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e procesit të noterisë, i bërë kohë më parë nga ministrja, Albulena Haxhiu. Avokati i këtyre noterëve që kanë ushtruar padi, Florin Lata ka thënë se vendim i Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e procesit të noterisë është nxjerr në kundërshtim të plotë me dispozitat e Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative, dhe si i tillë është i pa ligjshëm në kuptim të nenit 52 të LPPA-së. Ai ka shtuar më tutje se vlen të theksohet se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk ka as formën që e përcakton Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative, pasi që ka një dispozitë të paqartë dhe arsyetim tepër të përgjithësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …