Albin Kurti

The New York Times: Koronavirusi ndihmon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një presion nga Amerika

Gazeta amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një shkrim pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës u rrëzua me votë mosbesimi të mërkurën mbrëma, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth reagimit ndaj pandemisë. Kritikët thonë se edhe diplomacia amerikane pati rol. Administrata e kryeministrit Albin Kurti ra pasi partneri i tij kryesor i koalicionit u bë bashkë me partitë opozitare për një mocion mosbesimi kundër qeverisë, duke e rrëzuar Kurtin me 82 vota për dhe 32 kundër.

Kurti vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë deri në formimin e një qeverie të re. Por rrëzimi i qeverisë së tij e lë Kosovën pa lidership të fuqishëm, në një kohë kur shumica e qeverive tjera nacionale po kërkojnë të ushtrojnë pushtetin e tyre për të luftuar pandeminë. Votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit që kur qeveria e tij u zotua muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij për aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon. Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti fajëson qytetarët për ngrohjen, ndërsa rryma shtrenjtohet për herë të katërt

Në vend që të dalë me masa konkrete për ta frenuar spiralen e pandalshme të …