Isa Mustafa: Kushtetuesja e mori një rol që nuk i takon kur shpalli zgjedhjet, por ne do ta respektojmë vendimin

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, t’i kërkojnë falje Kosovës dhe miqve të saj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet se nuk ka asnjë plan për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. “Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj. Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …