Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon dryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

AKK kërkon dryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Kryetarët e Komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë kërkuar ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private. AKK-ja në konsultim me kryetarë të komunave vlerëson se jashtë këtij orari, sidomos prej orës 16.00-20.00 ka turma të njerëzve që dalin për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera, dhe kjo sipas tyre, vlerësohet si mundësi potenciale për përhapjen e virusit. AKK shton se rishqyrtimi i këtij vendimi do ndikojë në parandalimin e Covid 19. Kërkesa jonë besojmë se do të jetë masë shtesë e drejtpërdrejtë në parandalimin e COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …