Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Kurti me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime. Ai ka shkruar se kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë. “Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe as me partnerët qeverisës. Kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua. Ndërkohë, kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron reciprocitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë. Megjithëse jo që ne i kemi besuar ndonjëherë”, ka shkruar Hoxhaj. Ai ka shtuar se çdo ditë që po kalon dhe çdo veprim që e bën, Kurti tregon mungesë të zotësisë për të qeverisur.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …