viza

Eurodeputetët kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, marrë parasysh krizën politike

Zyra për shtyp e Parlamentit Evropian, i cili në rrethanat e krizës së pandemisë punon me kapacitete shumë të kufizuara, ka shpërndarë një komunikatë me të cilën shprehet kënaqësi për vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me heqjen e tarifës 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka quajtur hap të rëndësishëm i cili mund të çojë drejt rifillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shefi i delegacionit për Kosovën në Parlamentin Evropian, Romeo Franz, dhe raportuesja Viola Von Crammon-Taubadel, kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. Ata kanë kërkuar që BE-ja tash t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh krizën politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …