Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Ministrja Hajdari: Mentor Hyseni e Artan Dërmaku janë njerëz që ju beson Qeveria dhe nuk vjedhin

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka reaguar pas lajmeve se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë emëruar në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike. Hajdari ka thënë se është e vërtetë se Mentor Hyseni e Artan Dërmaku janë anëtarësuar së voni në LVV, por që ata nuk kanë ndonjë post në strukturat e partisë. “Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …