Brickos

Kuvendi i Kosoves

Komisioni i Kuvendit për Shëndetësi ka kërkuar mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës

Komisioni i Kuvendit te Kosovës për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kërkuar nga Qeveria mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës. Ky komision ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që në vendimin e Qeverisë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës dhe jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit. “Nisur nga fakti se sistemi shëndetësor në vendin tonë funksion në mënyrë zingjirore dhe në vete ngërthen angazhimin e stafit profesional mjekësor por edhe stafit tjetër mbështetës, si Komision Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbështesim kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Me qëllim që të mos kemi shkëputje të hallkës së funksionimit të sistemit shëndetësor në ketë kohë kur pandemia Covid-19 po merr çdo ditë dimension të ri, kërkojmë nga qeveria dhe Kryeministri në detyrë, Kurti, që në vendimin e Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Para qytetarëve të Strugës,  kryetari i BDI, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, i falënderoi ata për mbështetjen …