Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Albin Kurti nuk po del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve në veri të vendit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se situata në komunat veriore, për javë me radhë po tregon se atje ka mungesë absolute të çdo rezonie shtetërore, paaftësi totale të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti për të menaxhuar situatën. Ai ka thënë se Serbia, vazhdimisht ka pretenduar dhe pretendon të përdorë situatat humanitare për të shkelur sovranitetin e Kosovës në këtë pjesë të saj. “Një gjë që Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerr asgjë që ta pengojë. Askush më shumë se Albin Kurti nuk ka shpërndarë kritika të pabesueshme për situatën në këto komuna për vite me radhë! Por sot as nuk del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve atje”, ka theksuar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …