Kurti: Në këtë kohë nuk duhet të ketë ndasi partiake por duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë betejë pa dallime

Kurti: Në këtë kohë nuk duhet të ketë ndasi partiake por duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë betejë pa dallime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Ferizaj për të parë gjendjen e kësaj komune në ballafaqimin me koronavirusin. Me këtë rast, ai ka falënderuar kryetarin Agim Aliu për mikpritje dhe për angazhimin e tij në marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit. Kurti ka theksuar se në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale janë edhe ndihmat për komunat e Kosovës, përmes së cilës synohet që të humbet normaliteti i jetesës. Në javët e prillit duhet të përqendrohemi maksimalisht në tri gjëra thelbësore dhe të thjeshta. Rrini në shtëpi, rrini të pastër dhe rrini në distancë. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndasi partiake duke thënë se duhet qëndruar bashkë në këtë betejë pa dallime. Ndërsa, kryetari i Ferizajt, ka thënë se kjo komunë ka marrë masat e nevojshme, por se duhet vazhduar edhe me të tjera pasi siç  theksuar ai, asnjëherë nuk janë të mjaftueshme për ta luftuar koronavirusin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …