leoni

PDK

PDK: Është e papranueshme sjellja e qeverisë në detyrë, në raport me veriun e vendit

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e qeverisë Kurti karshi situatës së fundit në veri të vendit. Sipas PDK-së, ditë pas dite, qeveria vetëm sa po largohet nga kontrolli efektiv i asaj pjese dhe dëshmi më e qartë janë respektimi i vendimeve të Beogradit dhe jo qeverisë sonë në Prishtinë. Tutje, PDK thotë se “sjelljet e fundit të Serbisë vijnë disa ditë pasi Qeveria gënjeu se është ajo që e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komunat veriore. Po ashtu, zëvendëskryeministri Abazi e shpalli të ndarë atë pjesë”. Për PDK-në, qeveria nuk duhet të hesht përballë kësaj gjendje të re dhe urgjentisht të ftoj të gjitha institucionet e rëndësishme politike e të sigurisë për të analizuar secilën sjellje të Serbisë e cila duke u arsyetuar për pandeminë po fiton terren strategjik ndaj Kosovës. Sipas PDK-së, çështja e veriut të Kosovës është interes nacional i joni dhe nuk është detyrë apo përgjegjësi ekskluzive e asnjë partie politike apo lideri në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …