Nisma i mbështet propozimet e odave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë se vendit pas pandemisë

Nisma i mbështet propozimet e odave ekonomike për rimëkëmbjen e vendit pas pandemisë

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate në përbërje të deputetit Endrit Shala, anëtarëve të Kryesisë, Skender Reçica dhe Mevludin Krasniqi, kanë takuar Berat Rukiqin, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Arian Zekën drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë pas situatës së krijuar me pandeminë. Zyrtarët e Nismës në këtë takim, kanë thënë se mirëpresin dhe mbështesin propozimet e odave ekonomike që kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të virusit COVID-19. Fokusi i këtij takimi ishte edhe diskutimi për hapat emergjent që duhet të merren në mënyrë që të mos kemi kolaps ekonomik. Po ashtu në këtë takim është diskutuar për rolin e Kuvendit në zbutjen e ndikimit të krizës, përkrahjen e sektorit privat dhe masat tjera përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …