leoni

Covid

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin corona në Kosovë ka arritur në 362

Në Kosovë janë regjistruar të dielën edhe 79 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë i regjistruar në 24 orë, gjatë më shumë se një muaji kur është evidentuar i infektuari i parë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se rastet e reja kanë rezultuar nga 250 mostra të testuara gjatë ditës.Rastet pozitive janë raste kontakti, ndërsa numri më i madh i tyre është në Komunën e Ferizajt, ku janë konfirmuar 35 raste të reja, thuhet në njoftimin e Institutit. Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë shkon në 362. Sipas të dhënave të këtij Instituti, për një muaj në vendin tonë 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …