Shahini: Masat e fundit të qeverisë janë të ekzagjeriuara dhe pa ndonjë plan konkrete në shpëtimin e ekonomisë

Shahini: Masat e fundit të qeverisë janë të ekzagjeriuara dhe pa ndonjë plan konkrete në shpëtimin e ekonomisë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kundërshtuar masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Shahini i ka quajtur të ekzagjeruara masat e fundit dhe pa ndonjë plan konkrete në shpëtimin e ekonomisë. Shahini kërkoi nga Qeveria të lirojë nga kufizimet bizneset, si dhe të veproj sipas praktikave të vendeve evropiane. Ai tha se Coronavirusi do të kalojë, por pandemia ekonomike do të kërkoj shërim të gjatë. Shahini theksoi se nga ky kufizim i mallrave dhe shërbimeve do të bie fuqia konsumuese. Mes tjerash, Shahini deklaroi se prishja e marrëdhënieve me SHBA-në ka bërë që Kosova të humb investuesin me të madh në këtë kohë pandemie. Sipas tij, vendi mund të shpëtoj nga kjo krizë vetëm në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se Qeveria duhet të shikojë për rishikimin e buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …