leoni

Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet, pas situatës së krijuar

Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet, pas situatës së krijuar

Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre për eliminimin e pengesave në qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy vendeve. Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, për të diskutuar  rreth veprimeve mes të dyja shteteve pas situatës së krijuar nga pandemia, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. “Në situatën me të cilën po përballemi, u pajtuam me Ambasadorin Minxhozi që të rrisim bashkëpunimin dhe të koordinojmë aktivitetet në mes të dyja vendeve, për të lehtësuar lëvizjen e prodhimeve bujqësore dhe për të shikuar të gjitha mundësitë që kemi që të mbrojmë prodhuesit tanë nga të gjitha rreziqet që mund të përballen në këtë kohë pandemie”, ka thënë ministri Mustafa. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka falënderuar Ministrin për gatishmërinë e tij për të avancuar bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në bujqësi dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …