Dëshmorët e Gradinës

21 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

Sot me 18 prill bëhen 21 vite nga beteja e zhvilluar të Shkëmbi i Gradinës, për të mos ua lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, QPK, radio “Kosova e Lirë”,  Agjencia e lajmeve “Kosovapress” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.  Në këtë betejë, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku. Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e mëtutjeshme të luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë të rëndësishme për të shpëtuar jetën e mijëra njerëzve që kanë qenë vendosur në këto gryka. Ushtaret e UÇK-së, gjatë muajit prill janë kanë qëndruar heroikisht duke mos ua lejuar depërtimin e policisë dhe ushtrisë serbe të popullata civile.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e Hetimeve të Gjykatës Speciale pranon takime me zyrtarë serbë

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion” ka zbuluar të dhëna që tregojnë ndikimin …