Kosova ka hyrë në javën e gjashtë që kur u paraqiten rastet e para me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 480 raste me koronavirus, ku 12 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Por infektologu, Valbon Krasniqi shprehet optimist sa i përket kësaj pandemie. Krasniqi ka thënë se vendi ynë tashmë gjendet në kulmin e kësaj pandemie dhe se fundi i prillit do të shënojë edhe rënien e numrit të të prekurve me këtë virus. Madje ai thotë se në fillim të muajt maj mund të ketë lehtësim të masave dhe rifillim të kthimit në normalitet.
