LDK

Mblidhet kryesia e Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosë për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot pritet të vendosë për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti. Kështu  thonë burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia jap LDK-së. Ai ka shkruar dje se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Ndërkohë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se LDK-ja është e gatshme ta pranojë mandatin nga i pari i shtetit. “Në momenti që plotësohen kushtet kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet mandati dhe të arrijmë pajtim me partnerët për kriteret, LDK-ja pa asnjë hezitim do ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …