J. Krasniqi

Jakup Krasniqi e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën, po nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe kryetarit, Thaçi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi thotë se e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën prej 100 për qind, po nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe të presidentit Hashim Thaçi që kushtëzojnë sipas dialogun me heqjen e taksës. “Është për t’i kuptuar disi reagimet e kushtëzimet që zyrtarët më të lartë serbë në Beograd, të cilët vazhdimin e dialogut e lidhin me taksën 100%, por si t’i kuptojmë përfaqësuesit e një partie politike “shtet-formuese” sikur është LDK-ja  dhe kryetarit të vendit që janë në një vijë politike me Vuçiqin e Bërnabiqin, të cilët e kushtëzojnë vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës 100%?”, thotë Krasniqi përmes një komunikate për media.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …