Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova do t’i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues Energjetik Kosovë-Shqipëri

Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri. Deri te kjo ka ardhur pasi të hënën është votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari. Në një postim në Facebook, ajo e ka konsideruar fitore pavarësimin energjetik, për të cilin ka thënë se është punuar për disa vite me radhë. Në një komunikatë për media të KOSTT-it, ndërkaq, thuhet se me “zbatimin e kësaj marrëveshjeje, KOSTT do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë-Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …