leoni

Asnjë nga ish-ministrat e Financave nuk i përgjigjet ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për të diskutuar për Pakon Emergjente

Asnjë nga ish-ministrat e Financave nuk i përgjigjet ftesës së ministrit Bislimi për të diskutuar për Pakon Emergjente

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur fare ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim ku do të diskutohej për Pakon Emergjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga goditja e pandemisë. Por, Bislimi tashmë është në takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës.  Megjithatë, Bislimi tha se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe se i kanë thënë se nuk mund të shkojnë. “Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”. Ndërsa, me Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …