leoni

Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar rreth raportit të fundit të organizatës “Reporterë pa Kufij” për renditjen e lirisë së shtypit, i cili tregon për një përmirësim në Kosovë. “Ne krenohemi që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, të shtetndërtimit pas shpalljes së pavarësisë si dhe të përpjekjeve të parreshtura për të konsoliduar sovranitetin dhe subjektivitetin tonë ndërkombëtar, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni“, ka shkruar Veseli. Tutje ai tha se ky fakt vlen të bëhet i ditur për ata politikanë të Kosovës që, sipas tij, e kanë njollosur Kosovën duke folur brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …