Brickos

Lidhja Demokratike Kosovës përmes një reagimi për media, ka dënuar gjuhën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Lidhja Demokratike Kosovës përmes një reagimi për media, ka dënuar gjuhën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti

“LDK dënon gjuhën denigruese, fyese dhe përçarëse të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe partisë në përgjithësi. Ndryshimi i shpeshtë i qasjes ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, tregojnë jo vetëm natyrën egoiste e inatçore të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por manifestojnë edhe probleme personaliteti”, thuhet në reagim.

Tutje, LDK-ja thotë se përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla.

“Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash. Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

LDK-ja thotë se sulmet e fundit kundër kryetarit të LDK-së dhe personaliteteve të partisë, “na bëjnë më të fortë dhe konsistentë për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve”.

“Lidhja Demokratike ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të mos bien pre e fushatave linçuese të orkestruara nga Vetëvendosje kundër çdo personaliteti publik dhe privat që mendon ndryshe nga ata. LDK-ja beson dhe punon për forcimin e institucioneve dhe mekanizmave të krijuara nga shteti i Kosovës, për të garantuar liritë qytetare, lirinë e fjalës dhe mendimin ndryshe”, përfundon reagimi.

Dje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tallur me shkopin të cilin Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përdor për nevoja personale, për të ecur shkaku i sëmundjes nga e cila vuan.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së, qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitetet, do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani, nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për ta goditur zonjën Osmani sesa për të ecur me të”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …