Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë në rrjete sociale

Një urdhëresë e lëshuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale. Urdhëresa është lëshuar nga kreu i policisë pasi kishte informacione se policë të ndryshëm kishin komentuar nëpër rrjete sociale për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike dhe me pandeminë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka urdhëruar që të merren masa ndaj secilit zyrtarë policor që shkelë këtë urdhëresë. Me këtë veprim, krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve. Urdhëresa u është dërguar të gjitha drejtorive, stacioneve dhe zyrtarëve policor në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …