Me 29 raste të reja të të infektuarve në Shqipëri, numri i përgjithshëm arrin në 663

Edhe 29 raste të reja të të infektuarve me Covid 19 janë regjistruar në Shqipëri. Numri i të infektuarve shkon në 663. 20 prej rasteve të reja janë në kryeqytet.  “Në 24 orët që lamë pas janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetizoluar në shtëpi. Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …