leoni

Ursula Von Der Leyen: BE planifikon të mbledhë 7.5 miliardë euro për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar Covid-19

Ursula Von Der Leyen: BE planifikon të mbledhë 7.5 miliardë euro për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar Covid-19

Bashkimi Evropian planifikon të mbledhë 7.5 miliardë euro për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se fushata do të fillojë në 4 maj, shkruan CNN. Ajo tha se paratë do të përdoren për të rritur përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit, si dhe opsionet e trajtimit për ata që sëmuren. “Ky është vetëm një hap i parë, por më shumë do të nevojiten në të ardhmen”. Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar botën në luftën ndaj Covid-19”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …