Kurti e shkarkon Shkelzen Gashin, thotë së çmon për mendimin kritik dhe shumë gjëra që pajtohet më të

Kurti e shkarkon Shkelzen Gashin, por e çmon lart mendimin kritik të tij dhe për shumë gjëra që pajtohet më të

Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të kryeministrit në detyrë,  Albin Kurti  i zënë  ngushtë para opinionit publik  mori vendim për ta shkarkuar nga detyra e këshilltarit,  mercenarin e Daçiqit në Kosovë, Shkëlzen Gashi. Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti, ndërsa saktëson e  deklaratat e keshilltarit te tij paskan pasur  pasoja shpërqendruese, por është mirë që debatin në të cilin është përfshirë të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të kryeministrit.  Por kryeministri në detyrë nuk e thotë një fjalë të vetme për trillimet e  ish-këshilltarit ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare. Mirëpo Kurti thotë se e çmon Shkëlzen Gashin  për mendimin kritik  dhe për shumë gjëra pajtohet më të, sepse e konsideron si burrë të mençur e të ditur. Realisht krejt kjo ishte një kurdisje   e  Albin Kurtit për ta flijuar  një derr, me qëllim për ta hulumtuar opinionin lidhur me luftën e UÇK-së dhe me rastin e përjashtimit,  për të treguar se ai nuk pajtohet me deklaratat e tij për krimet e UÇK-së. Nuk është kjo hera e parë që Albini e ka shkarkuar Shkëlzenin.

 

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …