OIK: Kemi kapacitete të mjaftueshme të profesionistëve shëndetësorë, nuk ka nevojë për staf të jashtëm

OIK: Kosova ka kapacitete të mjaftueshme të profesionistëve shëndetësorë, nuk pranojmë as nuk rekrutojmë staf nga Serbia

Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate ka kundërshtuar çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në territorin e Kosovës, pa u përfillur procedurat ligjore të miratuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës. Tutje, siç thuhet në njoftim, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësore të Kosovës, ka njoftuar se nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga asnjë institucion në lidhje me atë që po proklamohet se Qeveria e Serbisë do të regrutoj 200 infermierë në vendin tonë. Kosova, sipas Odës së Infermierëve, ka kapacitete të mjaftueshme të profesionistëve shëndetësorë, për t’u përballur jo vetëm me pandemi si COVID-19 por edhe me kërkesa tjera të përditshme shëndetësore të pacientëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …