LDK, AAK dhe Nisma duket se janë afër për finalizimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Këta të fundit thonë se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt dhe se janë në diskutim të detajeve. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj thotë se nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë edhe sot. Ndërkohë, është raportuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë katër ministri, dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti. Sipas informatave, AAK do ta ketë Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Për këtë Selmanaj thotë se emrat e ministrive janë në diskutim, mirëpo thekson se AAK-së duhet t’i takojnë aq ministri./kp/.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
Kryetari i BDI-ë, Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …