Ekspozita, “Ballafaqimi me të Harruarën” ekspozohet virtualisht

Ekspozita, “Ballafaqimi me të Harruarën” ekspozohet virtualisht

Ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën” tani është në dispozicion edhe në formatin e ekspozitës virtuale 360 ° në www.dealingwiththeforgotten.com.   Virtualizimi i ekspozitës është një iniciativë e përbashkët e autorit të ekspozitës Dardan Hoti, Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, dhe forumiZFD Kosovë. Ekspozita është bazuar në hulumtimin e kryer nga Dardan Hoti, Rozafa Kelmendi dhe Fitim Selimi, dhe synon të dokumentojë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe inkurajon respektin dhe mirënjohjen për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Rreth ekspozitës

Me 24 shkurt të këtij viti, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, nën kurimin e Dardan Hotit dhe Aurela Kadriut u hapë ekspozita “Ballafaqimi me të Harruarën”. Kjo ekspozitë u realizua si përpjekje për të dokumentuar një të kaluar të dhimbshme. Një të kaluar që vazhdon të jetë e tashmja e familjarëve të 1646 personave të zhdukur edhe 20 vite pas luftës.

Ata janë thellësisht të zhgënjyer me mungesën e punës dhe kontributit institucional për t’i sjellë në dritë rastet e të pagjeturve në Kosovë dhe për t’iu dhënë një përgjigjje për më të dashurit e tyre. Kjo ekspozitë është shpërfaqje modeste e zhgënjimit të madh.

Fotografitë dhe rrëfimet që shfaqen përmes kësaj ekspozite janë një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur.

Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjell tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të pagjetur.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …