Në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë, Albin Kurti paralajmëroi shkarkime në ndërmarrjet publike

Kryeministri Kurti i është drejtuar Komisionit të Venedikut për kompetencat e kryetarit Thaçi

Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se kryeministri ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit. Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njofton se dje, me datën 1 Maj 2020, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit. Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision, thuhet në mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …