Amerika mbështet përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik, thërret Kosovën që t’i bashkohet projektit

SHBA-ja ka miratuar përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e koronavirusit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e koronavirusit. Presidenti, Donald Tramp ka thënë se administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar përdorimin e remdesivirit për trajtimin e koronavirusit. Ai ka shtuar më tutje se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir. Shpërndarja e këtij ilaçi në spitale do të fillojë të hënën. Ilaçi remdesivir fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola, ka zvogëluar ditët e shfaqjes së simptomave të koronavirusit nga 15 në 11, në disa teste që janë bërë ku janë përfshirë spitale nga e gjithë bota. Nga ana tjetër, një studim kinez ka vënë në pikëpyetje dobinë e këtij ilaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …