Brickos

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK: Presioni mbi Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri në detyrë Albin Kurti është praktikë e rrezikshme

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatën Kushtetuese. Në komunikatën e PDK-së thuhet se presioni mbi Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti është praktikë e rrezikshme. Letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cënim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës. Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …