Ramush Haradinaj

Haradinaj: AAK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjatë shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i saj Ramush Haradinaj tha se subjekti politik që ai drejton do ta respekton masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re me mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti. Tani politika, partitë politike, të gjithë ne obligohemi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Aleanca respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe sjellët në përputhje të plotë me këtë vendim, duke zbatuar edhe përgjegjësitë politike që ka si forcë politike në të ardhmen, theksoi Haradinaj. Ndërsa duke folur subjektin politik që drejton tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga shpallja e pavarësisë e deri te ndërtimi i kapaciteteve shtetërore të Kosovës. E shquar për konsistencën e saj, AAK ka qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e interesave nacionale e shtetërore të Kosovës, duke u rreshtuar në vlerat perëndimore dhe veri-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …