Brickos

Kryetari Jashari në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerëson lartë kontributin e medieve

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, e ka vlerësuar lartë kontributin e mediave tona në rrugëtimin tonë historik, çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Ai tha se vlerësojmë kontributin e gazetarëve e kameramanëve prej atyre para luftës së fundit, gjatë luftës me rolin e tyre madhor në mobilizimin tonë dhe mbajtjen gjallë të shpresës për liri e deri sot në rolin e tyre në informimin e drejtë të qytetarëve në këtë kohë pandemie. Uroj që me zhvillimin e vendit tonë, me konsolidimin e demokracisë liberale të mos kemi raste të cenimit të fjalës së lirë, kërcënimit e pengimit të gazetarëve por në anën tjetër të kemi me shumë etikë e paanshmëri mediale.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …