Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit i kushtohet 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

IKSHPK bën të ditur së në Kosovë ka shkuar mbi 400 numri i pacientëve të cilë janë shëruar nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar të hënën se është rritur numri i të shëruarve në Kosovës. Vetëm të hënën janë shëruar edhe 22 veta të tjerë nga kjo pandemi. Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka tejkaluar numrin e 400 personave të shëruar. “Më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja. Kurse,  nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …