Apostolova: Paqëndrueshmëria politike nuk kontribuon në përmirësimin e jetës së njerëzve në vendin tonë

Apostolova: BE synon t’i ndajë 160 milion euro për ta stabilizuar ekonominë e Kosovës pas pandemisë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës. Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19. Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend. “Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …