leoni

Gjermania vazhdon të jetë shteti i parë sa i përket investime direkte në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare vazhdon bashkëpunimin me partnerë gjermanë

Përkundër situatës së krijuar nga pandemia, OEGJK po angazhohet në vazhdimësi për të ndihmuar komunitetin e biznesit në vend dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me tregun gjerman.  23 kompani nga Kosova, anëtare të OEGJK-së, anëtare të Klusterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) dhe kompani të tjera, kanë shprehur interesimin e tyre për t’u bërë furnizues për tregun gjerman, duke aplikuar për takimet B2B (Biznes me Biznes), që do të mbahen më 7 dhe 8 shtator në Mannheim të Gjermanisë. Konferenca VI ”Purchasing Initiative Western Balkans /BME Einkaufsinitiative Westbalkan”, organizohet nga Asociacioni Federal për Menaxhimin e Zingjirit të furnizimit, Blerje dhe Logjistikë (BME) në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Ekonomi dhe Energji dhe Odat Ekonomike Gjermane të Jashtme të Rajonit. Këtë vit, 48 kompani gjermane janë regjistruar, në cilësinë e blerësit, duke shprehur kështu interesimin e tyre për t’u furnizuar me produkte nga kompanitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kompanitë nga Kosova.

Ky vit shënon vitin IV që kompanitë kosovare nga industria e metalpërpunimit, industria e plastikës si dhe industria e automotivës/ elektronikës do të marrin pjesë në takime me blerës gjermanë.

Vlen të përmendet se vitin e kaluar, 3 kompani nga Kosova kanë marrë pjesë në këtë Konferencë dhe janë zhvilluar gjithsej 700 takime B2B mes blerësve gjermanë dhe furnizuesve nga Ballkani Përëndimor, duke shënuar kështu vitin më të suksesshëm deri më tani.

Partner regjional në këtë organizim, OEGJK ka Odën e Jashtme Gjermane të Maqedonisë Veriore, kurse partner nacional ka Klasterin e Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK).

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por me konsensus të partive politike

Kryeministri  Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve  të parakohshme, por ka …