Turqia i kërcënon forcat e Haftarit si objektiva të ligjshme nëse vazhdojnë sulmet ndaj interesave turke në Libi

Turqia i kërcënon forcat e Haftarit si objektiva të ligjshme nëse vazhdojnë sulmet ndaj interesave turke në Libi

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar se do t’i konsiderojë forcat e gjeneralit libian Khalifa Haftar objektiva të ligjshme nëse sulmet ndaj interesave turke në Libi vazhdojnë. Turqia mbështet Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Marrëveshjes Kombëtare të Libisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me GNA, e cila po përpiqet të mbrohet nga sulmi i forcave të Haftar. Ankaraja i konsideron forcat e Haftarit, të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Rusia, si puçistë. Ministria e Jashtme turke në një deklaratë, gjithashtu kritikoi Kombet e Bashkuara për dështimin për të ndërmarrë veprime për shkak të sulmeve të Haftar. “Është e papranueshme që OKB të heshtë në lidhje me këtë gjakderdhje“, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …