Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Haradinaj: Kosova është mbushur me varre të shqiptarëve të vrarë nga Serbia, drejtësia të vendoset

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej krimeve më të mëdha të luftës. Sipas tij, Toka e Kosovës është shtruar me plotë varre të shqiptarëve të pafajshëm të ekzekutuar nga Serbia. “Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Theodora Bakoyanni: Asnjë vendi kandidat nuk iu kanë kërkuar më shumë reforma sesa Kosovës para diskutimit për anëtarësim në KiE

Analiza e raportit të Theodora Bakoyanit objekt diskutimesh dhe interpretimesh të ndryshme

Raporti i Theodora Bakojanit për Këshillin e Evropës,  ka sjellë reflektime dhe debate të forta …