Dy javë që Komuna e Vitisë nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid 19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar gjendja momentale rreth pandemisë Covid 19, me ç’rast është vlerësuar situatë e qetë dhe pa raste të reja të të infektuarve në komunën e Vitisë. Në këtë takim u bë e ditur se dje në komunën e Vitisë, janë marrë mostrat për tri testime dhe që të tria rastet kanë rezultuar negative. Ndërkohë, KKMSH, po vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. U apelua që të zbatohen rekomandimet, respektohen masat mbrojtëse, ruajtja e distancës dhe dalja e panevojshme e qarkullimit, ngase në këtë mënyrë parandalohet përhapja e këtij virusi. Ndryshe, komuna e Vitisë për gati 14 ditë me radhë nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid 19.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …