Mustafa: Ministrat e LDK-së nuk po bëjnë politikë, por po punojnë për qytetarët dhe për të përballuar situatën me COVID-19

Mustafa: Ministrat e LDK-së nuk po bëjnë politikë, por po punojnë për të përballuar situatën me COVID-19

Mbledhja e fundit e Qeverisë në detyrë, ku u prezantua puna 100 ditëshe, përplasi ministrat e LDK-së me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Kjo pasi që ky i fundit në fjalimin e tij iu referua LDK-së si “regjimi i vjetër”. Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, duke iu referuar kësaj përplasjeje, ka thënë se ministrat e LDK-së, e kanë marrë detyrën nga udhëheqja e partisë për të përballuar situatën me COVID-19, andaj vlerëson se të gjitha punët i kanë kryer me përkushtim të plotë. Mustafa ka thënë se në këtë kohë nuk kanë bërë politikë, por janë munduar të jenë në nivel të detyrës për të përballuar situatën e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …