Agim Krasniqi

Krasniqi: Ende nuk kanë nis të zbatohen të gjitha masat e Pakos Emergjente Fiskale

Zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi ka thënë se ndonëse nevojat e bizneseve dhe qytetarëve janë të mëdha pas masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ende nuk kanë nis të zbatohen të gjitha masat e Pakos Emergjente Fiskale. Ai ka deklaruar se përveç masës së tretë për pagat e punëtorëve, bizneset të cilat kanë pasur vështirësi financiare në këtë kohë pandemie, ende nuk kanë përfituar nga kjo pako. Për Pakon II që ka të bëjë për rimëkëmbje ekonomike, kërkohet një bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshim plotësim të ligjeve përkatëse, rishikim të buxhetit dhe për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, ka deklaruar zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …