Cakaj: Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por ende vazhdon ta mbajë ë fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur

Cakaj: Hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Kosovën Lindore bashkimi i tyre në një koalicion

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se partitë politike shqiptare në Kosovën Lindore mbrëmë kanë mbyllur ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të bashkuar. Sipas Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Kosovën Lindore. “Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar.”, ka theksuar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …