Mediet

KPM kërkon nga Ministria e Financave që të lirojë mediat nga pagesa e taksës për licencë për vitin 2020

Komisioni i Pavarur për Media, ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, që të lirojë mediat nga pagesa e taksës për licencë për vitin 2020, për shkak se siç thotë ky komision, është krijuar vështirësi e gjendjes financiare si rezultat i pandemisë COVID-19. KPM vlerëson se kjo formë e mbështetjes së mediave është inkurajim për vazhdimin e punës së tyre. Në bazë të Ligjit për KPM, neni 26, të licencuarit e KPM-së janë të obliguar që të paguajnë tarifën vjetore për licencë. KPM thotë se ka përcjellë raportimin e mediave në kohë pandemie dhe ka parë vështirësitë financiare të tyre gjatë kësaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …