leoni

te Pagjeturit

Shtyhen sërish gërmimet në Kishevak

Gërmimet në vendin e quajtur Kishevak në Serbi, që ishin paraparë të rifillonin sot, janë shtyrë edhe për një javë. Sipas Kushtrim Garës, koordinator i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, arsyeja e shtyrjes së gërmimeve në Kishevak ka të bëjë me kushtet klimatike. Ai ka thënë se në letrën e marrë nga autoritetet serbe, thuhet se gërmimet në këtë lokalitet do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme. Gara theksoi se takimi i radhës për çështjen e të pagjeturve do të mbahet me 25 mars, me ç’rast delegacioni i Kosovës do të kryesohet nga Ibrahim Makolli. Përndryshe, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka paralajmëruar se me datën 31 të këtij muaji, do të përpilohet lista e re e lokacioneve ku do të bëhen gërmime. Pritet që shumica e gërmimeve të bëhen në regjionin e Novi Pazarit.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …