Artan Behrami

Artan Behrami: Procesi i dialogut i paralajmëruar nga Franca dhe Gjermania do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave

Këshilltari i kryetarit të Kosovës, Artan Behrami, shkruan   se procesi i dialogut i paralajmëruar nga Franca dhe Gjermania do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se ministrat e jashtëm gjerman dhe francez në editorialin e tyre të para disa ditëve për dialogun Kosovë-Serbi, nuk e përmendin fare çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ata  nuk përmendin fare liberalizimin e vizave, as njohjen nga Serbia, asnjë fjalë për ndalimin e tërheqjes së njohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë! Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE-ja në vend që të kërkojë unitet euroatlantik, ajo po nxitë ndarje, përmes proceseve paralele dhe të pakoordinuara me ShBA-në”, ka shkruar Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …