Gjenerallejtënant, Rrahman Rama: Procesi i tranzionit të Forcës është në koordinim edhe me akterët ndërkombëtar

Gjeneral Rama: Forca e Sigurisë së Kosovës do të krijojë flotën ajrore dhe do të pajiset me hilokopterë

Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta. Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë. Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme. Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK-së, gjenerali Rama, bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës. E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore. Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë. Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri. Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …