Kujtim Gashi: Partia Demokratike e Kosovës është për zgjedhje të reja parlamentare pasi të kalojë pandemia

Kujtim Gashi: Partia Demokratike e Kosovës është për zgjedhje të reja pasi të kalojë pandemia

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se kjo parti është e gatshme që vendi të shkojë në zgjedhje sapo pandemia Covid-19 të ketë përfunduar në Kosovë. “PDK-ja qysh në takimin e parë me presidentin e Kosovës ka thënë që është për zgjedhje pasi të kalojë pandemia dhe ato qëndrime i kemi sot. Ditën kur krijohen kushtet dhe mundësitë që pandemia nuk është në Kosovë PDK-ja është që atë ditë të mbahen zgjedhjet. Nuk kemi nevojë t’i frikësohemi. Jemi për zgjedhje ditën kur krijohen kushtet që të mbahen zgjedhjet – dhe këtë qëndrim e kemi prej ditës së parë”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …