Ndërsa vendet e rajonit kanë lëvizur në aspektit të rimëkëmbjes ekonomike, Kosova ka mbetur tek Pakoja Emergjente e papërfunduar

Ndërsa vendet e rajonit kanë lëvizur drejt rimëkëmbjes ekonomike, Kosova ende nuk ka vepruar

Nëpërmjet një konference për media dje, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka paralajmëruar se nga data 28 maj do të rihapen kishat dhe xhamitë e do të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, por hapja e ekonomisë ende mbetet e shtyrë për datën 1 qershor. Në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit, e cila ka filluar më 18 maj – janë lejuar të fillojnë punën edhe disa aktivitete ekonomike, por me rregulla shumë strikte. Hapja e kafeneve në shërbimin “merr-me-vete” dhe hapja e transportit urban e ndër-urban me leje të veçantë që nënkupton mbushtja e vetëm gjysmës së ulëseve ka bërë që këto biznese të mos mund të funksionojnë mirë. Në anën tjetër, vendet e tjera të rajonit kanë proceduar edhe me fazat e fundit të lehtësimit të masave, madje edhe me hapjen e plazheve dhe vendeve për turistë, pikërisht në kohën kur Kosova ende nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodh me fazën e tretë të lehtësimit të masave. E sa i përket aspektit të rimëkëmbjes ekonomike, vendet e rajonit kanë aplikuar edhe hapat e tretë të planeve strategjike, Kosova ende ka ngecur tek Pakoja Emergjente e papërfunduar.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …